Muja: Jo 50, jo 80, jo 100, fëmijët duhet të kthehen në shkolla

Muja: Jo 50, jo 80, jo 100, fëmijët duhet të kthehen në shkolla

Në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, deklaroi se fëmijët duhet të kthehen në shkolla.

Në fjalën e tij në seancën e parë të sesionit vjeshtor, ai tutje tha se fëmijët janë bërë pre e negociatave.

“Jo 50 jo 80 jo 100. Mendoj që fëmijët duhet të kthehen në shkollë, është e drejt kushtetuese që shkollat të hapen në ndërkohë që betejat tona politike mund t’i vazhdojmë në platforma të tjera”, tha Muja.

Kujtojmë që kjo është java e tretë që shkollat nuk janë hapur duke lënë fëmijët jashtë bankave shkollore për shkak të grevës për të cilën ende nuk ka pajtueshmëri mes sindikatave dhe qeverisë.

Related Articles