Arbnor Muja po kalonte formë të mire te skuadra belge Antwerp. Por ai pritet të mungoi të paktën një muaj pasi lëndoi shpatullën në ndeshjen e së dielës.
Klubi belg ka njoftuar për lëndimin e Mujës, ndërsa media të ndryshme kanë shkruar se lëndimi është më serioz dhe se sulmuesi i krahut do të jetë jashtë fushës së blertë për të paktën një muaj. Saktësisht ai mund të mungoi deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e së dielës ndaj Club Brugge.
Muja ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit dhe u stabilizua në përbërjen bazë. Madje vlerësohej kandidat i fortë për ftesë nga Kosova. Por tani e pret fazë jo e shkurtër e rikuperimit.