Muja: Shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind

Muja: Shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se shkalla e papunësisë në vend është ulur në 17.7 për qind.

Në një shkrim në Facebook, duke thënë se ka marrë për bazë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Muja ka krahasuar numrin e të punësuarve në tremujorët e tretë të viteve nga 2016 deri më 2021.

“Indikatorët kryesorë të tregut të punës: Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë 2021 ka arritur në 414,705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind (ASK, 2022). Gjatë vitit 2021 janë raportuar rreth 32 mijë vende pune më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë është ulur nga 24.6 për qind në 17.7 për qind”, ka shkruar Muja në Facebook.

Sipas ASK-së, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtorë është 40.6 për qind, ndërsa fuqia joaktive në vend është 59.4 për qind. Popullsi në moshë pune (15-64) konsiderohen 1.240 milionë. Prej tyre 503 mijë janë fuqi punëtore (persona aktivë), ndërsa 736 mijë joaktivë.

Image

Related Articles