Barcelona do të përballet me Bayern Munichun të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Katalunasve u duhet fitorja dhe në të njëjtën kohë barazimi ose humbja e Interit ndaj Victoria Plzen.
Bayern Munich është nisur për në Spanjë, teksa Muller e ka shfrytëzuar rastin ta ngacmojë ish-bashkëlojtarin e tij, Robert Lewandowskin.
“Lewa, ne po vijmë”, tha Muller duke qeshur.