Muller e shkëmben fanellën me futbollistin shqiptar, ka një dedikim për të

Muller e shkëmben fanellën me futbollistin shqiptar, ka një dedikim për të

Për Thomas Mullerin, fitorja ndaj Mainzit ishte e rëndësishme, pasi u bë lojtari me më së shumti fitore, 323, në Bundesliga.

Ai e kaloi bashkëlojtarin e tij te klubi bavarez, Manuel Neuer, i cili mbante deri më tani rekordin 322.

Muller pas përfundimit të takimit e ka shkëmbyer fanellën me futbollistin shqiptar që luan te Mainzi, Brajan Gruda, i cili bëri asistim në këtë ballafaqim.

“Faleminderit Brajan Gruda për fanellën tuaj – vazhdo të punosh shumë miku im”, shkroi Muller.

“Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë lehtë në Mainz”.

Related Articles