“Mund t’i kemi dy palë zgjedhje deri në pranverë”

“Mund t’i kemi dy palë zgjedhje deri në pranverë”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk kanë marrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultimet e radhës për formimin e qeverisë së re.

Kurti paralajmëroi dy palë zgjedhje të reja deri në pranverë, duke iu referuar edhe çështjes së zgjedhjes së Presidentit në mars.

“Ne nuk kemi marrë ende ftesë nga zonja Presidente. E dimë që për herën e dytë, eventualisht, është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo çfarë dëgjuam dje dhe në bazë të rrethanave që ekzistojnë, duket që që të gjithë tash po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, tha ai.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi, përveç balotazhin, edhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë. Sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do të mund t’i bëjmë kollaj 81 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Kurti.

Related Articles