Egzon Shala e nis në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Mundësi ynë shënoi fitore ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë.
Shala dominoi që nga fillimi, njofton stafi i tij nga Tokio, përmes faqes zyrtare të komiteti Olimpik, derisa vijon duke sqaruar se Shala ka triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda. Me këtë fitore ai ka bërë bnjë hap të madh duke u radhitur në çerekfinale.