Mundësi Egzon Shala kalon pengesën e parë, hyn në çerekfinale

Mundësi Egzon Shala kalon pengesën e parë, hyn në çerekfinale

Egzon Shala e nis në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Mundësi ynë shënoi fitore ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë.

Shala dominoi që nga fillimi, njofton stafi i tij nga Tokio, përmes faqes zyrtare të komiteti Olimpik, derisa vijon duke sqaruar se Shala ka triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda. Me këtë fitore ai ka bërë bnjë hap të madh duke u radhitur në çerekfinale.

FITOREEEEE????????????????????????????????????????Egzon Shala e nis në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike Tokio…Posted by Kosovo Olympic Committee on Wednesday, August 4, 2021

Related Articles