Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit vijon normalisht në të gjithë vendin me ndërprerje të vogla në disa qarqe.
Kur janë numëruar 2356 nga 5225 Qendra Votimi në rang vendi Partia Socialiste prin me 322221 ose 52.67 %. Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, PD-ASHM me 208516 ose 34.09%.
Diferenca mes dy forcave kryesore politike në vend është mbi 100 mijë vota. Në qarkun Tiranë kur janë numëruar 475 QV nga 1282 QV, PS prin me 74551 vota ose 48.83 %. Pas saj renditet PD me 52481 ose 34.37% të votave.
Partia Mundësia renditet e treta me 7523 vota ose 4.93 %.
Nga numërimi i deritanishëm, projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: PS, 19 mandate; PD 13 mandate, Mundësia 2 mandate, Shqipëria bëhet 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe PSD 1 mandat.