Mungesa e rrymës, Sadiku: Qytetari i Kosovës po ballafaqohet me tragjikomedi

Mungesa e rrymës, Sadiku: Qytetari i Kosovës po ballafaqohet me tragjikomedi

Situata e rëndë energjetike që ka kapluar vendin ditëve të fundit, është bërë temë diskutimi në mbarë vendin.

Edhe në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u diskutua kjo çështje.

Opinionisti Ermal Sadiku tha se për qytetarët e Kosovës, situata aktuale është tragjikomedi.

“Tragjikomendi e gjithë kësaj pune, është se qytetari i Kosovës po ballafaqohet me një tragjikomedi. Me dy ideologji të cilat janë shumë kundërthënëse mes vete: me një qeverisje që krijon gjëra, gjëra që krijohen me ‘Contoura’, me ‘Limaka’, me ‘Çalika’, me ‘Bechtela’ me rrugë më të shtrenjta, mirëpo krijohen gjëra, dhe një qeverisje e cila nuk krijon asgjë, dhe ti mbetesh para kutisë së votimit, dhe thua ku ta lë votën? T’ua jap këtyre që ta sjellin një ‘Contour’, apo të bëhem me këta që s’bëjnë asgjë. Dhe qytetari tash ballafaqohet me këtë tragjikomedi”, deklaroi Sadiku. 

Related Articles