Akademia e “Flakës së Janarit” , e dedikuar këtë vit për përkujtimin e masakrës së Reçakut, u zhvillua sot në Gjilan.
Aty ishte paraparë të merrte pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke dokumentuar krimet që ishin bërë në Reçak.
Kurti veçoi rolin e ambasadorit William Walker, i cili denoncoi këtë krim kundër njerëzimit dhe bëri të mundur që e vërteta për ngjarjet të shpërndahej ndërkombëtarisht.
Ai gjatë ceremonisë bëri të ditur se bashkëshortja e ambasadorit Walker ka pësuar problem shëndetësor, duke pamundësuar edhe ardhjen e konfirmuar të ambasadorit William Walker në këtë akademi.
Kurti tha se bashkëshortja e Walker po trajtohet në emergjencën e komunës së Vitisë.
“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor ndoshta edhe arrest kardiak është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, tha Kurti në ceremoni.
