Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018.
Arsyeja për dështimin kësaj radhe ishte për faktin se ka munguar prokurori Valdrin Krasniqi.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.