Mungon zyrtarizimi, por Ramadani nis shkëlqimin te Gjilani

Mungon zyrtarizimi, por Ramadani nis shkëlqimin te Gjilani

Arbnor Ramadani pritet të jetë përforcimi më i ri i Sport Club “Gjilanit”.

Ish-futbollisti i Llapit tashmë veçse është veshur ‘kuqebardh’, madje ka debutuar me fanellën e gjilanasve.

Gazeta “Enigma” mëson se Ramadani ishte ndër futbollistët më të mirë në fushën e lojës, në takimin të cilin Gjilani e triumfoi me rezultat 3-1 përballë Fushë Kosovës.

Mesfushori gjilanas realizoi dy gola mjaft të bukur, teksa asistoi edhe te një tjetër për Albert Dabiqajn, për të lënë kështu shije mjaft të mirë te shtabi teknik dhe ata tifoz që ishin të pranishëm në stadium.

Prezantimi i Ramadanit te Gjilani është çështje ditësh dhe vonesa ka ndodhur pasi që stafi medial i klubit po përgatit një prezantim të pa parë ndonjëherë deri më tani në vendin tonë.

Gazeta “Enigma” mëson se Gjilani ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë me rivalin rajonal KF Kika, e cila bën gara në Ligën e Parë.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18.00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Related Articles