Policia e Kosovës ka gjetur fishekë, helmetë ushtarake, xhaket me emblemë të Serbisë e karikatorë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.
Në këtë shtëpi, pronë e një burri shtetas serb, janë kapur edhe kuti metali, pjesë të antiplumbit dhe çantë ushtarake.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.
“Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar, pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të AK-47, dhe një karikator tjetër me një fishek. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti”, njoftoi Policia në raport.
LEXO EDHE:
