Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të kampionale.
Sfida u mbyll 1:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Gazeta Enigma.
Me këtë ndeshje edhe zyrtarisht janë mbyllur ndeshjet e stinorit vjeshtor.
Drita e Gjilanit do të dimërojë si lidere. Ballkani është i dyti me 37 pikë, 26 ka Prishtina në vendin e katërt.
Për këtë ndeshje është deklaruar kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili tha se tifozët e Dritës “Intelektualët” kanë bërë tifo për Prishtinën në këtë ndeshje.
“Ishte një ndeshje e mirë, tifozët patën se çfarë të shohin në këtë takim. Gjithashtu, tifozët e Dritës “Intelektualët” kanë bërë tifo për skuadrën tonë që ata të dimërojnë si lider. Prishtina pritet të përforcohet në afatin kalimtar të Janarit dhe besoj që do shkojmë shumë lartë”, tha Munishi.
/Gazeta Enigma/