Ismet Munishi, aktualisht trajner i klubit futbollistik “Prishtina” ka thënë se është njëri ndër trajnerët më të atakuar në futbollin kosovar, shkruan Gazeta “Enigma”.
Tekniku karizmatik nga kryeqyteti bëri deklara kogja të guximshme në emisionin “Dueli Botëror” në Radio Televizionin “Dukagjini”, teksa ndër të tjerash shtoi se atij i janë marrë disa tituj.
Unë jam trajneri më i dëmtum, më i atakum e ma i shantazhim i krejt kohërave.
Mu mi kan marr krejt titujt. I kam mbijetu krejt fortunave”, deklaroi Munishi.
Ndryshe Munishi mbylli gjysmësezonin e parë te Superligës në pozitën e tretë të renditjes tabelare te Prishtina, teksa ndodhet edhe në 1/8 e finales së Kupës.
Ai ishte afër ta fitonte titullin kampion te Gjilani edicionin e shkuar, njësoj sikurse ishte afër edhe me Ballkanin dy vite më parë dhe Hajvalinë disa vite më parë.
Munishi kishte arritur ta fitonte titullin e kampionit me Llamkos Kosovën në vitin 2014. /Gazeta Enigma/