Munishi me deklaratë epike: Dikur na përfaqësonin traktorat, kurse Ballkani është lokomotivë

Munishi me deklaratë epike: Dikur na përfaqësonin traktorat, kurse Ballkani është lokomotivë

Trajneri Ismet Munishi nuk ka kursyer lavdatat për FC Ballkanin.

Por, në studion e “Duelit Sportiv” ai nuk kurseu as ironizimet.

“Ballkani është modelu për autostrada evropiane. Neve na kanë përfaqësu disa traktorë në ta kaluarën. Të paktën në dy vitet e fundit skuadra që na përfaqëson është produkt i garës së fortë”, tha ai fillimisht.

Munishi po ashtu shtoi se “Ballkani është produkt i ligës së Kosovës. Është skuadra më e mirë, më e organizuar. Trajneri është shumë i mirë. Tash mund të thëmi se Ballkani është lokomotiva e futbollit të Kosovës, dhe atij shqiptar në tërësëi. Siq ka qenë Skendërbeu në të kaluarën”

Kurse pati një mesazh për klubet tjera të Superligës.

“Ballkanin do e kenë të vështirë ta arrijnë klubet tjera”.

Suksesi i Ballkanit në Evropë është vetëm një nga temat që po diskotohen në Duelin Sportiv, emison i cili vazhdon të thyej rekorde të shikueshmërisë.

Related Articles