Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka vlerësuar se Prishtina po dëmtohet nga gjyqtarët.
Trajneri i njohur tha se edhe goli i dytë i shënuar sonte nga Llapi, në ndeshjen ndaj Prishtinës që u mbyll me rezultatin 2:2 ishte i dyshimtë.
“Ishte ndeshje e mirë, po vërehet kualiteti i ndeshjeve kur po luajnë nën ndriçimin e reflektorëve. Pas kartonit të kuq ndaj Useinit, Llapi e mori iniciativën dhe mori epërsinë. Goli i dytë ishte mjaft diskutabil”, tha Munishi.
“Prishtina ka dy vjet që dëmtohet nga arbitrat. Prishtina nuk e meriton këtë. Edhe kur kam qenë trajner jemi dëmtuar nga gjyqtarët më të mirë. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen suksesi i Prishtinës. Boll është dëmtuar Prishtina, mjaft më, është marre, është turp. Duhet me qenë korrekt ndaj Prishtinës, është gjynah me dëmtuar e me ja hëngër djersen këtyre futbollistëve”, deklaroi Munishi.