Ismet Munishi ka folur pas humbjes nga Malisheva.
Pavarësisht përgëzimit për angazhimin e djemve të tij, tekniku prishtinas deklaroi se as Malisheva nuk e meriton një fushë të tillë
Tutje, për Art Sport ai shtoi se këso fushe si të Malishevës, vështirë se ka diku tjetër në botë.
“Djemtë i përgëzoj për angazhim, por me të vërtetë nuk e di kësi fushe nuk e di a ka në botë. Është vështirë me lujtë futboll këtu.
Ndoshta Malisheva është ambientu vendasit ndoshta, por nuk e meritojnë as ata këtu m’i zhvillu ndeshjet. Malisheva fitoi me plot meritë. Mua më vjen keq për këtë humbje. Krahas objektivave, ne do të shikojmë edhe të inkuadrojmë futbollistë të rinj”.