Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka publikuar një tabelë me performancën financiare të Ibër-Lepencit, raporton Gazeta “Enigma”.
Murati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer”.
Tutje ai duke iu rferuar publikimit tësaj tabele ka theksuar se “ajo më poshtë është performanca financiare e Ibër-Lepencit në 10 vitet e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjitha vitet tjera paraprake ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit”.
“I lus mediat e pavarura të na tregojnë se kush ka udhëhequr me Ibër-Lepencin përgjatë viteve sa ka punuar me humbje milionëshe”, ka shkruar Murati.
