Murati: Nëse Kuvendi s’i ratifikon marrëveshjet, humbin shumë miliona

Murati: Nëse Kuvendi s’i ratifikon marrëveshjet, humbin shumë miliona

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një paralajmërim dramatik, duke thënë se Kosova “humb pakthyeshëm mbi 200 milionë euro” nëse Kuvendi sot nuk voton disa marrëveshje ndërkombëtare.

Këto deklarata vijnë menjëherë pasi LDK-ja dhe PDK-ja konfirmuan bojkotimin e seancës, duke e bërë të qartë se shumica e nevojshme prej 80 votash është praktikisht e pamundur.

Por, edhe pse Murati po përdor një gjuhë alarmuese, ai nuk e ka sqaruar pse qeveria në detyrë i ka sjellë marrëveshjet në Kuvend në momentin e fundit dhe pse mungoi koordinimi politik paraprak me opozitën.

“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.” – ka shkruar ai.

Related Articles