Murati: Është buxhet që i plotëson nevojat e Qeverisë dhe qytetarëve

Murati: Është buxhet që i plotëson nevojat e Qeverisë dhe qytetarëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i vitit 2023 prej mbi 3 miliardë e 225 milionë euro është buxhet i cili i plotëson nevojat e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Sipas Muratit, të gjitha amendamentet e këtij projektligji janë shqyrtuar në komisionin përkatës.

“Ky buxhet nuk ka ndikim sa i përket deficitit sipas rregullës fiskale e as të hyrave në tërësi. Janë vetëm bartje nga marrëveshjet ndërkombëtare të cilat bashkë me anëtarët e komisionet i kemi trajtu, një pjesë e madhe e amendamenteve nuk janë miratu për shkak që ministritë e linjës kanë plane tjera”, tha Murati.

Ai shtoi se ky buxhet i plotëson nevojat e vendit.

“Është një buxhet që i plotëson nevojat e Qeverisë dhe qytetarëve. Vazhdon të mirëmbaj konsolidimin fiskal dhe borxhit publik duke mos lejuar të eskaloj dhe na kthen në rregullën fiskale ku deficiti buxhetor është më i ulët se 2 për qind e GDP-së dhe ju kërkoj ta mbështesni këtë projektligj”, tha Murati.

Ai shtoi se ky është buxheti i shtetit, më i larti ndonjëherë.

Related Articles