Ministri i Financave Hekuran Murati, i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.
Murati tha se kjo parashihet me Ligjin e Pagave, ku koeficienti i pagave për vitin e ardhshëm do të jetë 110.
“Sa i përket çështjeve të pagave, inflacioni vitin e kaluar ka qenë 11.6 për qind dhe jemi vendin më të ulët sa i përket inflacionit në rajon, përjashto Shqipërinë, kurse buxheti për paga ka rritje në nivelin 16 për qind dhe normalisht është paraparë që vitin e ardhshëm të rritet koeficienti i pagave në 110 euro”, u shpreh Murati.
Ministri Murati tha se është e pavërtetë se ka rritje të shpenzimeve të luksit pasi është bëri një klasifikim tjetër i shërbimeve dhe se shpenzimet për udhëtime nuk mund të llogariten me vitin e pandemisë.
“Kjo është e pavërtetë, shpenzimet për mëditje dhe udhëtime zyrtare janë përgjysmu, mirëpo pse janë rrit shpenzimet për mallra dhe shërbime, ka të bëjë për rritjen e shpenzimit për rezervën shtetërorë, ka mirë klasifikim të keq klasifikimeve të mëparshme, ka shpenzime siç është municione apo furnizime të tjera”, u shpreh ai.