Murati i reagon LDK-së që e çoi në Kushtetuese ligjin për produktet bazë

Murati i reagon LDK-së që e çoi në Kushtetuese ligjin për produktet bazë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti bënë një hap tutje në realizimin e programit të Qeverisë.

“Veç a jeni që i kaloni Vetingun dhe buxheti bëhet. E njëjta është thënë edhe për Gjykatën Komerciale. Veç kaloni ju në Kuvend”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se janë thënë shumë dezinformata. Ka thënë se Qeveria ka bërë po ashtu një Ligj për çmimet tavan, e atë e ka dërguar opozita në Kushtetuese.

“Vetëm dikush hipokrit dhe që ka interesa me supermarkete e dërgon një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Murati.

Sa i përket mjeteve të kontigjencës ai ka thënë se 75 milionë janë nga fondet e IPA-s. Ka thënë se ka shtim të kontigjencës edhe për ligjet e reja që hynë në fuqi dhe që do të përdoren ato mjete.

“Në momentin që kalon një ligj është kontigjenca dhe që shërben për ta zbatuar atë”, ka thënë ai. “Kur keni garuar para pandemisë i keni premtuar 100 euro për qytetarët e kur keni qenë në pushtet keni ndarë mjete për supermarketet”.

Murati është lavdëruar për rritje të hyrave, duke thënë bëhet me qeverisje të ndershme.

Related Articles