Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas deklaratës së Fatmir Limajt për numrat për qeverinë e Kuvendin.
Ai ka thënë se sikur Limaj t’i jepte votat e të bëheshin 60, më lehtë do të ishte të bëhen 61.
“E dëgjuat kryesuesin që na ftoi nesër në orën 14:00. Po besoj që është shanse që duhet shfrytëzuar, nga të gjithë deputetët, t’i hapet rruga konstituimit të Kuvendit, të procedojmë tutje me afatet për formimin e qeverisë. Çfarë ndodh më pas, jemi në territor të pashkelur juridikisht. Ne kemi ofruar edhe marrëveshjet politike, por u takon palëve të tjera, të bëjnë lëvizje, ne si fitues kemi bërë lëvizje. Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve. Çdo votë për, na ofron drejt qëllimit. Secili subjekt ta kryejë obligimin kushtetues. Po që afrohemi te numri 60, afrohemi pa problem te 61”, tha Murati.