Murati me akuza ndaj Kushtetueses: Vendimet e saj nuk bazohen në Kushtetutë, por në atë se cila parti është në pyetje

Murati me akuza ndaj Kushtetueses: Vendimet e saj nuk bazohen në Kushtetutë, por në atë se cila parti është në pyetje

Ministri  në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Murati përmes një postimi në Facebook e akuzoi Kushtetuesen se po merr vendime të ndryshme varësisht se cila parti është në pyetje, duke sjellë në vëmendje tri periudha të ndryshme politike.

“Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në në pushtet, Gjykata Kushtetuese vendosi që qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe se kryetari i Kuvendit i takonte atij fituesi. Në vitin 2020, kur fituese ishte Lëvizja Vetëvendosje, Kushtetuesja ndryshoi qëndrim, duke i lejuar presidentit të mandatojë qeveri pa fituesin brenda”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka shtuar se “në vitin 2025, përsëri kur fitues është Lëvizja Vetëvendosje, Kushtetuesja ndryshon sërish – këtë herë duke thënë se votimi duhet të jetë vetëm i hapur dhe me maksimum tre tentime”. /Gazeta Enigma/

Related Articles