Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë kanë ndarë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.
Murati ka theksuar se në mbeldhjet e qeverisë merren vendime në mbështetje të prodhuesve.
“Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese. Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë. Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka pohuar ai.