Murati nuk e pranon se Avni Dehari e shkeli rendin Kushtetutes, hedh akuza ndaj Gjykatës

Murati nuk e pranon se Avni Dehari e shkeli rendin Kushtetutes, hedh akuza ndaj Gjykatës

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku edhe u tha se kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën, raporton Gazeta “Enigma”.

Murati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Dehari nga 15 prilli deri më 26 korrik ka vepruar në përputhej të plotë me Kushtetutën.

“Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri me 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014. Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka theksuar se “ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja”.

“Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles