Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, u deklarua para mediave para sencës së 16 për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai para mediave tha se ata i kanë zbatuar të gjitha pikat për zhbllokimin e situatës, por partitë opozitare sipas tij nuk kanë marrë fare pjesë në votim, ose e kanë kundërshtuar.
“I kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese për zhbllokim të situatës në të cilën ndodhët vendi, por partitë opozitare nuk kanë marrë fare pjesë në votim ose e kanë kundërshtuar.
Tutje ai ka shtuar se “të gjitha tentativat tona kanë qenë trasparente që ne të gjejme mënyra për zhbllokim të situatës”.
“Shpresojmë që sot do të ketë reflektim dhe të ecim tutje”, tha ai. /Gazeta Enigma/