Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati a ka thënë se fillesa e cila sipas tij, mund të çoi në konflikte shumë të thella politike, është gjuha e urrejtjes.
Ai duke folur për sulmin ndaj mediave, tha se politikanët që janë në krye të pushtetit, duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gjuhën.
“Fillesa e acarimit, e cila mund të çoi në konflikte shumë të thella politike, ndarje të thella shoqërore, është gjuha e urrejtjes. Nëse ne akomodohemi, e që fatkeqësisht viteve të fundit ka një akomodim tek ne, por edhe në botë, për shkak të zgjerimit të mundësive që njerëzit të shprehen përmes rrjeteve sociale”.
“Është jashtëzakonisht e rrezikshme, nëse kjo bëhet pjesë e një diskursi tashmë jo vetëm media, apo debatues, por shkon dhe shndërrohet në një gjuhë të cilët e përdorin akterët politik. Në momentin kur akterët politik e përdorin këtë, e përdorin me një qëllim të caktuar, për ta ndarë shoqërinë në dy pjesë”, deklaroi Murati në “Info Magazine” në Klan Kosovës.
“Politikanët që janë në krye të pushtetit, për shkak të pushtetit të madh të cilin ata e kanë dhe natyrshëm ekzekutivi është kulmi i fuqisë së pushtetit, do të duhej të ishin shumë të kujdesshëm me gjuhën dhe kur ata nuk janë të kujdesshëm me gjuhën, siç nuk janë dhe siç nuk kanë qenë asnjëherë, kjo pastaj është shumë brengosëse për zhvillimet në vend”, është shprehur ai.