Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sonte në një intervistë për RTK, tha se vullneti i qytetarëve duhej të respektohej dhe se mbajtja e zgjedhjeve kërkon shpenzime mbi 10 milionë euro.
Murati tha se opozita u mobilizua vetëm e vetëm që të bllokohej, duke përmendur edhe projektligjin që ka të bëjë me SEPA-n.
Ai përmendi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato tashmë e përdorin SEPA-n.
“Kjo u kushton qytetarëve 55 milionë euro. Pra remitencat që vijnë nga vendet e jashtme, u reduktohen kostot enorme të transaksioneve”, tha Murati.
