Murati përpiqet të shfajësohet për Coca-Colan nga Serbia, e akuzon LDK-në

Murati përpiqet të shfajësohet për Coca-Colan nga Serbia, e akuzon LDK-në

Ministri i Financace, Hekuran Murati ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për rritjen e importeve nga Serbia gjatë vitit të fundit.

Murati, në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, ka deklaruar se ish-qeveria e LDK-së e ka hequr akcizën për pijet e gazuara me sheqer të shtuar.

“Gjykatat në Kosovë kanë vendosur që të ndalohet importi nga Shqipëria dhe se ju i nderuar deputet, në qeverisjen tuaj, e keni heq akcizën për këtë produkt (pijet e gazuara me sheqer të shtuar)”, i tha ai, ish-ministrit të Financave, Avdullah Hotit.

“Kjo është arsyeja pse është rritur importi nga Serbia”, tha ai.

Related Articles