Murati pyetet për rritjen e çmimit të rrymës, ky është arsyetimi i tij

Murati pyetet për rritjen e çmimit të rrymës, ky është arsyetimi i tij

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, u pyet për vendimin e sotëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës.

Ai tha se qeveria s’e ka në kontroll çmimet e importit, ndërsa tha se aty ku kanë kontroll – në KEK –  s’ka pasë rritje.

“Në pjesën ku Qeveria ka kontroll, së paku në afatshkurt sepse qeveritë e mëhershme kanë pasë kontroll ndoshta në mënyrë të tërthortë se si të ndikohet që të kemi furnizim më të qëndrueshëm e të përballueshëm…sa na përket neve gjatë këtij mandati, pra çka ka qenë në kontrollin e qeverisë është çmimi i energjisë elektrike që KEK e prodhon sa e shet. Pra, vazhdon të jetë çmimi i njëjtë 30 euro për megavat orë, asnjë cent s’është rritur si rezultat i ndonjë vendimi apo insistimi të qeverisë”.

Murati tha se çka ka ndikuar në rritjen e tarifave mund të jenë dy çështje: kostot operacionale që i miraton ZRRE dhe është çmimi i furnizimit nga importi.

Related Articles