Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të një raporti nga Banka Botërore, sipas të cilit vetëm 37 për qind e popullsisë të aftë për punë në Kosovë është e punësuar.
Ai ndau një tabelë nga raporti që tregon se shkalla e papunësisë në vend pritet të arrijë në 10.9% deri në fund të vitit 2023, shkruan Gazeta Enigma.
Murati shpjegoi se disa media po keqinterpretojnë shifrat, të cilat lidhen me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, një tregues ndryshe nga shkalla e papunësisë.
“Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin mes shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës,” theksoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e interpretimit të saktë të të dhënave./GazetaEnigma/