Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gabriel di Bella.
Murati është shprehur krenar me zbatimin e politikave fiskale.
“Qeveria e Kosovës ka zbatuar politika fiskale të përgjegjshme dhe të matura”.
“Si rezultat i këtyre politikave, por edhe rritjes së të hyrave tatimore, Kosova ka arritur të konsolidojë pozicionin fiskal, para shumë ekonomive Evropiane në zhvillim”.
“Rritja ekonomike pozitive do të vazhdojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, megjithëse me ritëm më të ngadalësuar krahasuar me vitin 2021, kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm siç janë kriza energjetike dhe inflacion”.