Edhe sot në Komisionin për Arsim ku po raporton SBASHK-u, ka pasur përplasje të ashpra.
Kjo pasi që në këtë Komision është edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën dhe sulmoi SBASHK-un.
Ai tha se nga Këshilli Grevist ka persona që kanë afërsi me parti të caktuara politike.
“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe cfarë pozita mbajnë por besoj që duhet t’i njohim më mirë. Për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se ka afërsi me subjekte të caktuara politike. E pata fjalën nëse nuk më lejohet s’është problem”, tha ai.
E kjo shkaktoi nervozizëm tek deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.
Pas kësaj situate, Albena Reshitaj kërkoi që ministri të flas për implikimet buxhetore dhe të mos merret me çështje tjera.
“Ne ju kemi ftuar si ministër. Prandaj ju lutem na arsyetoni implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHKUN”, tha Reshitaj.