Murati takohet me ambasadorin amerikan, flasin për thellim të partneritetit mes SHBA dhe ministrisë së Financave

Murati takohet me ambasadorin amerikan, flasin për thellim të partneritetit mes SHBA dhe ministrisë së Financave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori Hovenier ka premtuar mbështetjen për thellim të partneritetit mes SHBA-së dhe ministrisë së Financave.

“Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi Ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve. Së fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërsa, ministri Murati ka uruar ambasadorin Hovenier për fillimin e punës së tij në Kosovë dhe e ka njoftuar për prioritetet e ministrisë së Financave për vitin 2022.

“Ministri Murati uroi z. Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tone”.

“Ai, gjithashtu, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA”, thuhet në komunikatën e ministrisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles