Deputeti i VV, Hekuran Murati, pas dështimit të seancës së shtatë rtë konstituimit të Kuvendit tha se në votat “Për” Albulena Haxhiun, janë të përfshira “të gjitha komunitetet pakicë” por jo edhe ato “të subjekteve shqiptare”.
“Ne kemi vota për, s’mund të votojmë për tjerët, sepse kaq vota kemi kaq na kanë dhënë qytetarët…57 vota të deputetëve “Për”, dhe vlen të theksohet se janë të përfaqësura të gjitha komunitetet pakicë në ato vota. Por, mungon që votat e subjekteve shqiptare të marrin pjesë të zhbllokojnë. Te votat kundër pati rënie, 41 vota kundër”, tha Murati.
“Ne si parti fituese kemi kryer obligimin tonë kushtetues, kemi propozuar kandidatin. Dhe edhe obligimin kushtetues për të votuar për”, deklaroi ai.