Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar sot punën e shtesave, në Komisionin për Buxhet. Ai e ka marrë shembull shtesën e përvojës së punës.
Murati ka thënë se 105 euro është koeficienti i pastër, derisa ka treguar se kjo vlerë shkon më lartë për ata që kanë përvojë pune.
Për ata që kanë 10 vjet përvojë pune, Murati ka sqaruar se shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind dhe nëse përkthehet kjo në koeficient i bie të jetë 107.6 euro, për ata me 20 vjet koeficienti i bie të jetë 111.6 euro, për ata me 30 vjet 116.8 euro, derisa ata me 40 vjet përvojë pune, koeficienti i bie të jetë 122 euro, raporton express.
“Shpeshherë kur po bëhen krahasime, po bëhen krahasime të pagës bruto me të gjitha shtesat që është aktuale me vetëm pagën bazë bruto dhe natyrisht ky është krahasim i pasaktë për shkak se nuk është krahasimi i njejtë. Psh nëse e marrim vetëm shtesën e përvojës së punës tani që llogaritet mbi pagën bazë dhe nëse do ta transferoni në koeficient, ta zëmë nëse dikush ka përvojë pune 0 vite, e ka vetëm koeficientin e pastër bazë 105″.
“Por, nëse dikush do të kishte 10 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind ose nëse shumëzohet me koeficient do të dilte 107.6 koeficienti. Nëse do të kishte 20 vjet përvojë pune, shtesa për përvojën e punës për 20 vite është 6.25 përqind apo koeficienti do të përkthehej në 111.6 ose nëse shkojmë deri në 40 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 16.25 përqind ose nëse do të shumëzohej me koeficientin, do të kishim një koeficient 122, pra dikush me 40 vjet përvojë pune, normalisht paguhet më shumë si rezultat i shtesës së përvojës dhe kjo është vetëm njëra nga shtesat që është shtesë universal. Për 30 vite, është 11.25 përqind që i bjen nëse përkthehet te vlera e koeficientit, shumëzohet është 116.8 apo afërsisht 117”, ka thënë Murati në komision”, tha Murati në Komision.