Kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Arijanet Muriq janë në dyshim për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Qipros.
Kështu ka njoftuar selektori i Kosovës në futboll, Alain Giresse në konferencën për shtyp. Giresse ka thënë se sa i takon Rrahmanit, ka përparime, por paraqitja e tij ende nuk është e sigurt.
Ndërkohë portieri Muriq ka lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. Giresse ka thënë se nuk është i sigurt nëse Muriq do të jetë gati për lojë.
Muriq ka munguar në stërvitjen e të hënës, ndërsa Rrahmani ka stërvituar ndaras.