Vedat Muriqi në Mallorca e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur që në tre ndeshjet e para, të shënon dy herë.
Ndeshjen e kaluar në portën e Betis, ndërsa mbrëmë në portën e Rayo Vallecanos duke hapur serinë e golave.
Pas ndeshjes, Muriqi ishte takuar me disa tifozë të cilët kishin udhëtuar për ta parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës, e cila në fund arriti të arkëtojë tre pikë ndaj një skuadre mjaftë të papërshtatshme si vendas.
Tifozët e Mallorcas në komentet për “Piratin nga Kosova”, shumica prej tyre kanë filluar ta quajnë dhe idhull, pas super startit në kampionatin elitar spanjoll.