Muriqi i lumtur me golin: Nuk e merituam humbjen

Muriqi i lumtur me golin: Nuk e merituam humbjen

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin spanjoll me skuadrën e Mallorcas.

Muriqi ka realizuar edhe golin e dytë në kampionat, teksa shënoi me kokë në përballjen me Real Betis, në kuadër të xhiros së 25-të në La Ligë.

Mallorca u mposht me rezultat 2-1 me vendasit që realizuan nga penalltia pak më vonë pasi që sulmuesi kosovar barazoi shifrat.

Pas ndeshjes, Muriqi ka folur, duke thënë se nuk e merituan humbjen, pasi kishim mundësinë të marrin një pikë.

“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë përballje. Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi”, tha fillimisht Muriqi.

“Penalltia ishte e turpshme dhe nuk mendoj se duhej të akordohej, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

“Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes.

Lojtari prizrenas ka bërë katër paraqitje me skuadrën e Mallorcas dhe ka realizuar dy gola duke asistuar vetëm një herë.

Related Articles