Vedat Muriqi ka kërkuar falje të martën për kartonin e kuq që e mori në fund të ndeshjes me Elchen, të hënën mbrëma.
Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të të ndeshjes, që u mbyll baras, 1:1.
Në këtë ndeshje, Muriqi humbi një penallti për Mallorcan, ndërkohë një tjetër e shndërroi në gol.
“Edhe pse dje dhashë gjithçka në fushë, do të doja të kontribuoja shumë më tepër për ekipin tim. Ju kërkoj falje të gjithëve, nuk do të ndalem kurrë duke luftuar e luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë emblemë”, ka shkruar Muriqi në Twitter të martën.
Ai u përjashtua me të kuq pas rishikimit të VAR-it. Gjyqtari kryesor nëpërmjet ekranit të VAR-it vërejti një zgjatje të shuplakës ndaj një futbollisti të Elches.
Vedat Muriqi ishte lojtari kryesor në ndeshjen Elche – Mallorca.