Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të kthehet të luaj sërish në Fenerbahçe. Gazeta turke “Sabah” ka zbuluar një bisedë telefonime në mes drejtorit sportiv të Fenerbahçes Emre Belozoglu dhe Muriqit.
Siç raportohet, Muriqi i ka thënë Belozoglut se është gati të kthehet te Fenerbahçe, me arsyetimin se këmbëngulja e mëtejme të Lazio do të ishte e tepërt, marrë parasysh rrjedhën e deritanishme të paraqitjeve në formacionin bazë.
“Unë nuk mund të gjeja ambientin që doja. Nuk ka kuptim të këmbëngulësh më shumë. Nëse dëshiron të më shohësh përsëri, unë jam gati”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi drejtorit sportiv Belozoglu.
“Sabah” po ashtu bën të ditur të hënën se Fenerbahçe mund ta marrë Muriqin në formë huazimi dhe më pas ta blej kartonin e tij.