Muriqi: Mungesa? Kemi shpirtin e skuadrës!

Muriqi: Mungesa? Kemi shpirtin e skuadrës!

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve.

Dardanët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-1 ndaj islandezëve përkundër se epërsia mund të ishte edhe më e thellë.

Para ndeshjes të së dielës (23 mars), Vedat Muriqi ka thënë se futen në këtë ndeshje me besimin për të fituar, por që kanë mungesa.

E kemi përgatitur ndeshjen dhe nga ajo çfarë kemi bërë nga ndeshja e parë, shpresojmë të bëjmë më mirë”, deklaroi fillimisht Muriqi.

Disa nga lojtarët më të rëndësishëm na mungojnë, por kemi shpirtin e skuadrës”.

“Do ta kemi mungesën e Aro Muric, Donat Rrudhanit, por kushdo që do t’i zëvendësojë besoj se do të kryej detyrën”, ka shtuar sulmuesi i Kosovës më tej.

Kosova synon të ngjitet në Ligën B, ndërsa fitoja në Murcia të Spanjës në ndeshjen kthyese do të realizonte këtë objektiv. 

Related Articles