Lazio pëson thellë, Muriqi sërish në stol

Lazio pëson thellë, Muriqi sërish në stol

Vedat Muriqi ka nxehur përsëri stolin e Lazio-s. Këtë të dielë, Hellas Verona e ka mposhtur Lazion me rezultatin 4:1, në kuadër të xhiros së nëntë të Series A.

Katër gola për fitoren e Veronës i realizoi Giovanni Simeone (30’, 36’, 62, 90+2), i cili është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones. Golin e vetëm për Lazion e shënoi Ciro Immobile (46’).

Te Lazio titullar ishte Elseid Hysaj i cili luajti deri në minutën e 57-të. Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, edhe në këtë ndeshje qëndroi në bankën e rezervistëve.

Kjo ishte ndeshja e tretë rresht që ai nuk inkuadrohet fare në lojë. Në bankë ishte edhe portieri Thomas Strakosha.

Lazio renditet në vendin e tetë me 14 pikë, derisa Verona është në vendin e 11-të me poaq pikë.

Related Articles