Muriqi paraqitet në barazimin e Lazios

Muriqi paraqitet në barazimin e Lazios

Vedat Muriqi pas katër ndeshjeve pa luajtur, me në fund është inkuadruar nga Sarri, shkruan Gazeta Enigma.

Muriqi ka hyë në minutën e 85′ në vend te Immobiles, këtë të shtunë, ku Lazio ka barazuar në transfertë ndaj Atalanta-s me rezultat 2:2.

“Biancocelistet” në minutën e 18-të kaluan në avantazh me Pedro, derisa në minutën e fundit vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga David Zapata. Ndërkaq golin e dytë për Lazion e realizoj Immobile në minutën 74′, kurse prap në fund të pjesës së dytë Atalanta barazoj rezultatin me golin De Roon.

Nga minuta e parë ka luajtur Elseid Hysaj, teksa në këtë ndeshje nuk ka luajtur Thomas Strakosha. Ndërsa te Atalanta mbrojtësi Berat Gjimshiti ka munguar shkak lëndimit të pësuar me Kombëtaren.

Related Articles