Muriqi shënon në finish, elektrizon “Dardanët”

Muriqi shënon në finish, elektrizon “Dardanët”

Kosova kishte disa raste shënimi si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytë, por nuk e gjeti portën e mysafirëve deri në minutat shtesë të takimit.

Muriqi ishte ai që konkretizoi për të barazuar, duke barazuar kur më së paku pritej, në lojën shtesë.

Dy pjesëlojë të ndryshme: Pjesa e parë u përshkruajt me lojë mjaft të mirë e dominim të lehtë, por pa konkretizim për Kosovën. Madje me gol të pranuar në finish të kësaj gjysmëloje.

Ndërsa në pjesën e dytë Kosova pritej të sulmonte me tërë arsenalin e potencialin, por ishin akoma më anemik e të paorgnaziuar në reparte, të pasistemuar në sulm, pa imagjinatë e kreativitet, si dhe pa zgjidhje për të rrezikuar portën e Greqisë.

Krejt në fund të takimit, Muriqi ishte edhe kësaj radhe protagonist, duke shënuar nga një huti e krijuar para portës mysafire, të cilën e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të munshme, dhe për të barazuar rezultatin 1:1, I cili ishte epilogu real I asaj që u tregua në fushën e blertë.

Settings

Related Articles