Musa për dëshminë e Rubinit në Speciale: Ishte tjetër nivel, ua prishi matematikat

Musa për dëshminë e Rubinit në Speciale: Ishte tjetër nivel, ua prishi matematikat

Avokati Skënder Musa, në një deklaratë për media ka folur në lidhje me dëshminë e ish-Zëvendës Sekretarit të Shtetit, James Rubin, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai tha se kjo dëshmi ishte tjetër nivel dhe siç u shpreh ua ka prishur matematikat.

“Ata dëshmitarë që i kemi parë kanë qenë skandaloz dhe teper jokredibil, mirëpo gjyqtari e fiton bindjen me ato çka i dëgjon”, tha Musa në “Rubikon”.

Tutje ai ka theksuar se “dëshmia e z.Rubin ka qenë e tjetër nivel dhe ua ka prishë në tërësi matematikat dhe orientimin fillestar dhe të deritanishëm që e kanë pasur ndoshta gjyqëtarët në bazë të pamjeve dhe në bazë të refuzimit të kërkesave dhe ankesave të mbrojtjes vazhdimisht”.

Related Articles