Mushkolaj: Ministrja Nagavci e Gërvalla janë të tmerrshme e më të dobëtat

Mushkolaj: Ministrja Nagavci e Gërvalla janë të tmerrshme e më të dobëtat

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër dy ministret e Qeverisë së Kosovës, Arbërie Nagavci dhe Donika Gërvalla.

Mushkolaj ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka quajtur të tmerrshme dhe ndër ministret më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova.

“I kemi dy ministre që, nëse do të ishte bërë një garë se cila është më e dobët, për vendin e parë dhe të dytë do të ishte shumë e zorshme t’i renditësh, sepse janë super të dobëta. Ato janë të tmerrshme. Nuk ka pasur ministre të Jashtme më të dobët se zonja Gërvalla, është e tmerrshme,” ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj ka theksuar se ministrja e Arsimit dhe Punëve të Jashtme janë ndër më të dobëtat që ka pasur ndonjëherë Kosova

Related Articles